Press Release

Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) investon në prodhues të rëndësishëm për të mbështetur industrinë dhe rimëkëmbur ekonominë në Kosovë

qershor 30, 2022

Prishtinë, Kosovë, 30 qershor, 2022 — IFC do të investoj në kompaninë Newko Balkan LLC që është një prodhuese e shiritave transportues në Kosovë, për të ndihmuar në adresimine nevojave të kompanisë për kapital qarkullues gjatë pandemisë COVID-19, të rrisë efikasitetin dheprodhimin, të krijojë vende pune dhe të nxisë rimëkëmbjen ekonomike në vend.

Investimi ne vlerë prej  € 3.5 milion euro në kompaninë në pronësi të Özer Konveyör Band Turizm Sanayii ve Ticaret A. Ş. — një prodhues lider i shiritave transportues në Turqi — do të ndihmojë në plotësimin e kërkesës në rritje për shirita transportues industrial prej pëlhure, gome the çeliku në Kosovë dhe rreth Kosovës për të transportuar materiale me sasi të medha si mineralet dhe çimentoja. Financimi do të ndihmojë gjithashtu në gjenerimin e të hyrave në Kosovë nga eksporti duke pasur parasysh orientimin e kompanisë për eksport si dhe në forcimin e lidhjeve me furnitorët vendorë.

Ky është angazhimi i dytë i IFC-së me kompaninë Newko Balkan pas një investimi fillestar prej 5.2 milionë euro në vitin 2010 për të mbështetur kompaninë në investime dhe rinovim pas procesit të privatizimit.

"Ne ishim krenarë duke qenë investimi i parë nga IFC në Kosovë që nga pavarësia e vendit dhe sot jemi shumë të emocionuar që do të fillojmë këtë projekt të ri me IFC-në. Ky investim do të ndihmojë qëndrueshmërinë e zhvillimit tonë dhe përmbushjen e kërkesave në rritje për shirita transportues nga goma në Evropën Juglindore për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike, si dhe aktiviteteve minerare në rajon", tha Merve Özer Yilmaz, Zëvendës Kryetare e Newko Balkan LLC.

IFC gjithashtu do të ndihmojë zhvillimin e kompanisë lidhur me politikat e saj mjedisore, sociale dhe të qeverisjes korporative, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare në industri.

"Një nga prioritetet strategjike të IFC-së në Kosovë është të krijojë një trajektore të rritjes më të qëndrueshme dhe të orientuar nga eksporti. Kjo kredi do të ndihmojë në krijimin e vendeve të kualifiluara pune, do të rris konkurrencën në treg dhe do të dërgojë një sinjal pozitiv për investitorët", tha Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore. "Kjo do të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe vendosjen e Kosovës si një destinacion konkurrues për investimet e huaja direkte në sektorin e prodhimit".

Industria globale në fushën e shiritave transportues pritet të rritet nga 4 miliardë dollarë sa ishte në vitin 2019 në mbi 5.1 miliardë dollarë në vitin 2026, për shkak të kërkesës më të lartë nga industria e çimentos, çelikut dhe minierave dhe për shkak të rëndësisë së shiritave transportues në proceset e automatizimit. Shiritat transportues mund të ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të CO2 nga kompanitë minerare.

Rreth IFC-së

IFC - anëtar i Grupit të Bankës Botërore - është institucioni më i madh i zhvillimit global i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Ne punojmë në më shumë se 100 vende, duke përdorur kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin tonë për të krijuar tregje dhe mundësi në vendet në zhvillim. Në vitin fiskal 2021, IFC zotoi një shumë rekorde prej 31.5 miliardë dollarë për kompanitë private dhe institucionet financiare në vendet në zhvillim, duke shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të nxitur prosperitetin e përbashkët derisa ekonomitë përballen me ndikimet e pandemisë COVID-19. Për më shumë informacion, vizitoni www.ifc.org.

Qëndroni me ne:

www.facebook.com/IFCwbg

www.twitter.com/IFC_org

www.youtube.com/IFCvideocasts

www.ifc.org/SocialMediaIndex

www.instagram.com\ifc_org

Rreth NEWKO BALKAN LLC

NEWKO BALKAN LLC - i njohur më parë si Ballkani – Suharekë, është një fabrikë e integruar që operon në industrinë e gomës dhe një prodhuese e rëndësishme rajonale e shiritave transportues, pëlhurave të shiritave transportues, pjesëve teknike të gomës, përzierjeve të gomës dhe rripave-v. Njësia e shiritave transportues prodhon shirita transportues të përforcuar me tekstil duke përdorur pëlhurat e veta të shiritave transportues, si dhe shirita transportues të përforcuar me çelik. Me vendndodhje në Suharekë - Kosovë, NEWKO BALKAN operon në sipërfaqe të hapur prej 134.521m² dhe sipërfaqe të mbyllur prej 52.724 m² dhe ka gjithsej 221 punonjës. NEWKO BALKAN është prodhuesi i vetëm i shiritave transportues nga goma në Kosovë, i cili është blerë plotësisht përmes privatizimit nga prodhuesi i njohur turk i shiritave transportues ÖZERBAND A.Ş. në vitin 2005. ÖZERBAND A.Ş., është themeluar në vitin 1976 në Afyon – Turqi dhe është lider i tregut në fushën e shiritave transportues në Turqi dhe është e vetmja kompani turke aktive në prodhimin e shiritave transportues të përforcuar me çelik dhe këtë veprimtari e ka vazhduar me sukses që nga viti 1982.


Contacts

Tolga Sobaci
Në Stamboll
+90 530 041 4753