Prishtinë, Kosovë, 20 nëntor 2019 —IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe Programi Global i Bujqësisë dhe Sigurisë së Ushqimit (GAFSP), janë duke ofruar 9 milion euro kredi për tri institucione mikrofinanciare (IMF) për të shtuar mundësinë e qasjes në financa për agrobizneset e vogla dhe fermerët në Kosovë.
Kreditë për Agjencinë për financa në Kosovës (AFK), Trustin KEP (KEP), Kreditimin Rural të Kosovës (KRK) përbëjnë pjesë të strategjisë së gjerë të IFC-së dhe GAFSP për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në fushën e agribiznesit në Kosovë nëpërmjet rritjes së financimit për ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Sektori i bujqësisë aktualisht nuk shërbehet mjaftueshëm nga bankat, duke iu limituar zhvillimin bizneseve të vogla dhe fermerëve.
“Angazhimi i tre IMF-ve lidere për të arritur një ndikim sistemik është qenësore për përfshirjen financiare të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në Kosovë”, tha Thomas Lubeck, Menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. “Ndihma e ofruar me financim këtyre bizneseve të vogla nëpërmjet mikrofinancimit paraqet një prej mënyrave më direkte të IFC-së për të luftuar varfërinë dhe për të zhvilluar ndërmarrjet private, sidomos ato në sektorin e bujqësisë.”
Financimi i IMF-ve përbëhet prej tri pakove të pasiguruara të shkrira të financimit nga Dritarja e Sektorit Privat e IFC-së dhe GAFSP: 2 milion euro për AFK, 4 milion euro për KEP, dhe 3 milion euro për KRK. Secila prej kredive është e ndarë barabarësisht në mes IFC-së dhe GAFSP. Gjithashtu, GAFSP është duke e mbështetur një projekt për Shërbimet e këshillimit për të ngritur kredidhënien për bujqësi në Kosovë.
“Në një segment të shërbyer jo mjaftueshëm nga bankat, mbështetja e IFC-së dhe GAFSP është çelësi i qëndrueshmërisë së bizneseve të klientëve tanë në Kosovë,” tha Vahdet Anadolli, ShE i AFK-së.
“Kjo kredi do ta ngrit ndjeshëm kapacitetin tonë kredituese për t’i dhënë kredi bujqve në Kosovë,” tha Shpend Nura ShE, KEP. “Një pjesë e konsiderueshme e portofolit tonë kreditor i është caktuar ndërmarrjeve të vogla dhe mikro në agrobiznes dhe bujqësi.”
“Segmenti i klientëve të financuar nga KRK, kryesisht fermerë me hyrje të ulëta e të parregullta të parave , janë të kategorizuar si klientë me rrezik të lartë dhe nuk janë nën synimin e bankave," tha Lulzim Sadrija, ShE i KRK. “Ne luajmë një rol kritik për t’u siguruar që ata të kenë qasje në fonde për të gjeneruar të hyra dhe për të krijuar vende punë të reja."
Të tri IMF-të janë klientë ekzistues të IFC-së, ku AFK dhe KEP janë pranues të kredive nga Dritarja e Sektorit Privat për vitin 2018 e IFC dhe GAFSP për mbështetjen e veprimtarisë së kreditimit të sektorit bujqësor.
Për IFC-në
IFC-ja është organizatë simotër e Bankës Botërore dhe anëtare e Grupit të Bankës Botërore - është institucioni më i madh i zhvillimit global i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim.. Ne punojmë me mbi 2,000 biznese në mbarë botën, duke e shfrytëzuar kapitalin, ekspertizën, dhe ndikimin tonë për të krijuar tregje dhe mundësinë aty ku ato nevojiten më së shumti. Në vitin fiskal 2019, ne kemi dhënë më shumë se 19 miliardë dollarë në financimin afatgjatë për vendet në zhvillim, duke e shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të rritur prosperitetin e përbashkët. Për më shumë informata, vizitoni ww.ifc.org
Për Programin e Bujqësisë Globale dhe Sigurisë së Ushqimit (GAFSP)
Programi i Bujqësisë Globale dhe Sigurisë së Ushqimit (GAFSP) është një përpjekje globale e cila bashkon resurset e donatorëve për të financuar programet e fokusuara në ngritjen e prodhimtarisë në bujqësi si një mënyrë për të zvogëluar varfërinë dhe për të ngritur sigurinë në ushqim dhe në të ushqyerit. GAFSP ka për synim vendet me shkallën më të lartë të varfërisë dhe urisë. Dritarja e sektorit publik i ndihmon qeverive me planet e tyre kombëtare për bujqësi dhe siguri në ushqim. Dritarja e sektorit privat, e menaxhuar nga IFC, me mbështetjen e qeverive në Australi, Kanadë, Japoni, Holandë, Mbretëri të Bashkuar, ofron kredi afat-gjate dhe afat-shkurta, garancione kreditore, dhe kapital për ndërmarrje, për të përmirësuar rritjen e prodhimit, thellimin e lidhjeve të bujkut me tregje, dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive teknike.
Për AFK
AFK është MFI-ja e katërta nga madhësia në vend me portfolio të kredive prej 32 milion euro dhe shërben 18,000 klientë, me një portfolio të fortë agrobiznesi. AFK u themelua si OJQ në vitin 1999 nga ana e Mercy Corps për të ofruar shërbime financiare për NVM-të në Kosovë. Mercy Corps është një OJQ me seli në Shtetet e Bashkuara dhe vepron në 40 vende duke ndihmuar në rimëkëmbjen pas fatkeqësive, ngritjen e komuniteteve dhe ndihmon në zbutjen e varfërisë. Për më shumë informata, vizitoni http://krk-ks.com/
Për TRUSTIN KEP
E themeluar në vitin 1999, KEP është tani MFI më i madh në Kosovë me portfolio prej 44 milion euro, duke shërbyer 20,000 klientë në vend nga selia e tyre në Prishtinë dhe rrjeti prej 31 degëve në mbarë vendin. Misioni i KEP është të ofrojë një spektër të gjerë të mikro kredive, veçanërisht për ata me qasje të kufizuar në sektorin bankar, duke i përfshirë ata në zonat rurale, minoritetet dhe gratë. KEP u themelua nga ana e Këshillit Ndërkombëtar Katolik i Migracionit (ICMC) dhe Klubi i Biznesit në Prizren në shtator të vitit 1999. Për më shumë informata, vizitoni http://www.keptrust.org/
Për KRK
KRK është MFI e treta për nga madhësia në vend me fokus në ofrimin e kredive për klientët më pak të shërbyer me një libër neto të kredive prej 36 milion euro, me prezencë të fortë në zonat rurale dhe me rrjet prej 26 degësh, në shërbim të mbi 15,000 klientëve. KRK u themelua në vitin 2000 si OJQ, fond për kreditim, e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Në janar të vitit 2004 KRK u transformua në Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me këtë strukturë pronësie: EFSE (42.2%), FMO (29.3%), SIDI (17.4%), dhe Credit Cooperatif (11.2%).
Qëndroni në lidhje