Press Release

IFC mbështet rritjen e kreditimit mikrofinanciar në Kosovë për të mbështetur agrobiznesin dhe për të krijuar vende të punës

dhjetor 17, 2021

Prishtinë, Kosovë, 17 dhjetor 2021Mikro-ndërmarrjet, agrobizneset dhe fermerët e vegjël, duke përfshirë kompanitë në pronësi të grave në Kosovë, do të kenë qasje të përmirësuar në financim me një investim të IFC-së në tri institucionet mikrofinanciare (IMF). Kjo do të ndihmojë në ngritjen e konkurrueshmëris në sektorin agrofinanciar, krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e jetesës dhe ngritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Meritat për fotografitë: KRK

 IFC, së bashku me Dritaren e Sektorit PrivatProgramit Global të Bujqësisë dhe Ushqimit (GAFSP), ka aprovuar kredi prej 8 milionë euro për KEP Trust-in (KEP), Kreditimin Rural të Kosovës (KRK) dhe Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK). Duke adresuar mungesën përfinancim me të cilin ballafaqohen agrobizneset e vogla dhe fermerët, fondet e kredisë do të përdoren për huadhënien e mëtejme të ndërmarrësve individual dhe mikrobizneseve në Kosovë prej së cilave të paktën 50 për qind të dedikuar për agrobizneset.

Mbi 60 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në zonat rurale dhe janë të varur nga bujqësia.  Bujqësia është njëri nga kontribuesit kryesor në ekonominë e Kosovës, duke zënë rreth 8 për qind të bruto produktit vendor (BPV), 18 për qind të eksporteve dhe rreth 30 për qind të punësimit. Megjithatë, sektori është i nënshërbyer nga bankat, duke limituar rritjen e bizneseve të vogla dhe fermerëve.

"Kredia e IFC-së do t'u ofrohet mikro-ndërmarrjeve vendore, të vogla dhe të mesme, veçanërisht duke pasur qëllim financimin e investimeve të cilat do ta ngrisin konkurrueshmërin e MNVM-ve në tregjet vendore dhe ato rajonale", ka cekur Lulzim Sadrija, Kryeshef Ekzekutiv i KRK-së.                                                                              

"Kredia e IFC-së dhe GAFSP-së do të rrisë ndjeshëm kapacitetin tonë kreditues për grupin tonë specifik të klientëve në Kosovë", u shpreh Shpend Nura, Kryeshef Ekzekutiv i KEP-it, dhe shtoi: "Zhvillimi i bujqësisë është i një rëndësie të madhe, prandaj një pjesë e madhe e portofolit tonë i dedikohet mikro-ndërmarrjeve dhe atyre të vogla në agrobiznes dhe bujqësi".

Financimi nga IFC dhe GAFSP-së përfshin kreditë afatgjata - 4 milionë euro për KEP-in, 3 milionë euro për KRK-në dhe 1 milionë euro për AFK-në. Meqenëse IMF-të në Kosovë kanë qasje të kufizuar në fonde, mbështetja e IFC-së do të frymëzojë besimin në mesin e kredidhënësve të tjerë, në veçanti të bankave private, duke i shtyrë ato që të ofrojnë financim për industrinë mikrofinanciare.

"Me mbështetjen e vazhdueshme financiare nga IFC-ja, AFK-ja ka arritur tek një numër më i madh i fermerëve të vegjël pa mbështetje financiare në Kosovë, duke u ofruar qasje të qëndrueshme në mikro-kredi", tha Vahdet Anadolli, Kryeshef Ekzekutiv i AFK-së.

"Në mes të pandemisë me COVID-19, një nga prioritetet strategjike të IFC-së në Kosovë është që të ndihmojë në përmirësimin e qasjes tek kreditë për MNVM-të, veçanërisht segmenteve më të ndjeshme dhe të nënshërbyera, duke përfshirë kompanitë në pronësi të grave dhe agrobizneset," ka cekur Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Që të tri IMF-të të cilat ofrojnë financim për sektorin e agrobiznesit në Evropën Juglindore janë partnerë afatgjatë të IFC-së dhe GAFSP-së.  

Rreth  IFC-së

IFC - anëtar i Grupit të Bankës Botërore - është institucioni më i madh i zhvillimit global i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Ne punojmë në më shumë se 100 vende, duke përdorur kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin tonë për të krijuar tregje dhe mundësi në vendet në zhvillim. Në vitin fiskal 2021, IFC zotoi një shumë rekorde prej 31.5 miliardë dollarë për kompanitë private dhe institucionet financiare në vendet në zhvillim, duke shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të nxitur prosperitetin e përbashkët ndërsa ekonomitë përballen me ndikimet e pandemisë COVID-19. Për më shumë informacion, vizitoni www.ifc.org.

Rreth GAFSP-së

Programi Global i Bujqësisë dhe Ushqimit (GAFSP) është një përpjekje globale që mbledh burimet e donatorëve për të financuar programe të fokusuara në rritjen e produktivitetit bujqësor, si një mënyrë për të ulur varfërinë dhe për të rritur sigurinë e ushqimit dhe të ushqyerit. Dritarja e Sektorit Privat, e menaxhuar nga IFC-ja dhe e mbështetur nga qeveritë e Australisë, Kanadasë, Japonisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, ofron kredi afatgjata dhe afatshkurtra, garanci të kredive, paanësi dhe ndihmë teknike për kompanitë e sektorit privat dhe ndërmjetësuesit financiar. Ajo lidh fermerët e vegjël me tregjet duke përmirësuar qasjen e tyre në financa, teknologji, ekspertizë dhe të hyra.

Qëndroni me ne

www.facebook.com/IFCwbg
www.twitter.com/IFC_org
www.youtube.com/IFCvideocasts
www.ifc.org/SocialMediaIndex
www.instagram.com\ifc_org

Rreth KEP TRUST-it

E themeluar në vitin 1999, KEP-i tani është IMF më i madhe në tregun e Kosovës me një portofol prej mbi 57 milionë euro, që iu shërben 23,500 klientëve në vend nga zyra  e saj qendrore në Prishtinë dhe një rrjet të shtrirë në tërë vendin prej 31 filialeve. Misioni i KEP-it është që të ofrojë një gamë të gjerë të mikro-kredive, veçanërisht për personat me qasje të kufizuar në sektorin bankar, duke i përfshirë ata në zonat e largëta ose rurale, minoritetet dhe gratë. KEP është themeluar nga Komisioni Ndërkombëtar Katolik i Migracionit (ICMC) dhe Klubit i Biznesit të Prizrenit në shtator të vitit 1999. Për më shumë informata, vizitoni  http://www.keptrust.org/

Rreth KRK-së

KRK është një nga IMF-të më të mëdha në vend me një portofol aktiv të kredisë prej rreth 44 milionë euro dhe një rrjet me gjithsej 26 filiale të cilat ofrojnë shërbime financiare për klientët me të hyra të ulëta, me fokus të veçantë në mikro-biznese, biznese të vogla dhe bujqësore në zonat rurale dhe urbane. Fokusi prioritar i IMF-së është në bujqësi me vëmendje të veçantë ndaj qëndrueshmërisë financiare, sociale dhe mjedisore. KRK është themeluar në vitin 2000 si fond kreditor i OJQ-së i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Në janar të vitit 2004, KRK u shndërrua në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar dhe aktualisht ka strukturën e pronësisë si në vijim: EFSE (42.2%), FMO (29.3%), SIDI (17.4%) dhe Credit Cooperatif (11.2%). Për më shumë informata, vizitoni http://krk-ks.com/

Rreth AFK-së

AFK është IMF-ja e katërt më e madhe në vend me një portofol kreditor prej 40 milionë euro dhe që iu shërben 21,000 klientëve, me një portofol të fuqishëm të agrobiznesit. AFK është themeluar si OJQ në vitin 1999 nga Mercy Corps për të ofruar shërbime financiare për NVM-të në Kosovë. Mercy Corps është një OJQ me seli në Shtetet e Bashkuara dhe vepron në më shumë se 40 vende duke lehtësuar rimëkëmbjen nga fatkeqësitë, ndërtuar komunitete dhe ndihmuar në zbutjen e varfërisë. Për më shumë informata, vizitoni http://afkonline.org/


Contacts

Tolga Sobaci
Në Stamboll
+90 530 041 4753