Prishtinë, Kosovë, 15 dhjetor 2021 - Në përpjekje për të përmirësuar procedurat vendore të falimentimit dhe ngritur efikasitetin e sistemit të zgjidhjes së borxhit në Kosovë, IFC dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës po bashkojnë forcat për të mbështetur kornizën dhe praktikat e falimentimit. Kjo do të ndihmojë në forcimin e rrugës për zgjidhjen e kredive jopërformuese, rritjen e kthimit te kreditorët dhe ruajtjen e bizneseve të qëndrueshme.
Si pjesë e përpjekjes së përbashkët, IFC do të këshillojë Qeverinë e Kosovës ndërsa përditëson ligjet dhe rregulloret e saj të falimentimit. Rregullat e reja do të synojnë të ndihmojnë bizneset me probleme të rivitalizohen dhe bizneset e dështuara të mbyllen me efikasitet, duke lëshuar kapitalin e vlefshëm përsëri në ekonomi. Iniciativa, e njohur si Projekti i Zgjidhjes së Borxhit, pritet të krijojë një rrjet sigurie për bizneset dhe investitorët, duke përmirësuar qasjen në kredi, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
"Si institucion shtetëror, ne luajmë rol vendimtar në krijimin e një mjedisi afarist që është në gjendje të mbajë investimet aktuale dhe të tërheqë ato të reja", tha Nita Shala, ZevendesMinistre e Drejtësisë e Kosovës. "Do të punojmë me IFC-në për të zhvilluar një kornizë të qartë ligjor, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe të drejtë dhe për të siguruar mbrojtjen e investitorëve nëpërmjet zbatimit të rreptë të ligjit dhe një sistemi të besueshëm të drejtësisë për një klimë investimi më transparente dhe më të favorshme."
Projekti do të zbatohet në partneritet me qeverinë e Zvicrës, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO.
"Në fund të këtij programi, presim të kemi një mjedis të përmirësuar afarist, korniza më të mira ligjore dhe rregullative të falimentimit dhe sektorë më të fuqishëm financiarë dhe privatë," tha Katrin Ochsenbein, Këshilltare Rajonale dhe Shefe e Divizionit për Ekonomi dhe Punësim, Ambasada e Zvicrës/Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
"Përderisa Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm drejt shndërrimit në një ekonomi të tregut, të bërit biznes në vend është ende sfidues për shkak të boshllëkut të madh rregullativ". Përmirësimet në procedurat e falimentimit dhe insolvencës janë thelbësore për fillimin e investimeve dhe vënien e kapitalit në dispozicion të bizneseve – të vogla dhe të mëdha – së bashku me ngritjen e kapaciteteve dhe fushatat e ndërgjegjësimit publik.
"Duke pasur parasysh se regjimet efektive të falimentimit janë tiparet kryesore të një ekonomie moderne të tregut, qëllimi jonë është të nxisim mekanizmat e falimentimit në Kosovë, duke promovuar zgjidhje jashtë gjykatës dhe procedura të përshpejtuara të ristrukturimit," "Përderisa Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm drejt ndryshimit të ekonomisë së saj të tregut, mjedisi mundësues që mbështet ciklin e rritjes dhe rinovimit të biznesit është ende sfidues për shkak të një boshllëku të madh rregullator".tha Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore. "Kjo do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, një burim i rëndësishëm i vendeve të punës dhe inovacionit, duke stimuluar rritjen ekonomike në mbarë vendin."
Rreth IFC-së
IFC - anëtar i Grupit të Bankës Botërore - është institucioni më i madh i zhvillimit global i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Ne punojmë në më shumë se 100 vende, duke përdorur kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin tonë për të krijuar tregje dhe mundësi në vendet në zhvillim. Në vitin fiskal 2021, IFC zotoi një shumë rekorde prej 31.5 miliardë dollarë për kompanitë private dhe institucionet financiare në vendet në zhvillim, duke shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të nxitur prosperitetin e përbashkët ndërsa ekonomitë përballen me ndikimet e pandemisë COVID-19. Për më shumë informacion, vizitoni www.ifc.org
Qëndroni të lidhur:
www.facebook.com/IFCwbg
www.twitter.com/IFC_org
www.youtube.com/IFCvideocasts
www.ifc.org/SocialMediaIndex
www.instagram.com\ifc_org
Rreth SECO
Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) është qendra e kompetencës së Konfederatës Zvicerane për të gjitha çështjet që lidhen me politikën ekonomike, duke përfshirë zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik. SECO ka mbështetur dhe financuar programe dhe projekte të zhvillimit ekonomik në Kosovë që nga viti 1998. Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni: https://www.fdfa.admin.ch/countries/kosovo/en/home.html
Për informacione rreth SECO në Kosovë, vizitoni: https://www.fdfa.admin.ch/countries/kosovo/en/home.html
Për informacione rreth Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, vizitoni: https://md.rks-gov.net/
Për informacione rreth Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, vizitoni: https://www.eda.admin.ch/pristina
Sign up to have customizable news & updates sent to you.